Pas deklaratës së Salsano Rrapit në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ku tha se aktorja e njohur e portokallisë, Delinda Disha ishte larguar nga programi ‘fshehurazi’, ka ardhur dhe reagimi i parë nga vetë Delinda.
Në një postim në rrjete sociale, aktorja sqaron se i kishte mbaruar kontrata dhe se nuk dëshironte ta rinovonte më.
“‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’. Për sqarim”, ka shkruar Disha në postimin e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.