Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Iku koha e rrufjanëve”/ Protestuesit, të revoltuar: Mbyllim muajin me borxhe! Jetojmë kot

19:46 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 07 07 at 7.09.19 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra simpatizantë të PD-së i janë bashkuar protestës së thirrur nga PD-ja këtë të enjte.

Të revoltuar, ata ankohen për vështirësitë ekonomike. Rritja e papërballueshme e çmimeve i detyrojnë ata që të marrin borxhe për të siguruar jetesën.

Nga Peshkopia, një qytetar ka udhëtuar sot drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që mbahet në Tiranë.

“Për 1001 gjëra protestoj. Çmimet janë rritur në stratosferë. Është minimum me marrë një vaj, le të tjerat me pensionet dhe rrogat tona. Nesër që është ditë bajrami njerëzit nuk marrin dot një kg mish. Jashtë shumë arsye që nuk mund t’i numërosh. E mbyllim muajin me borxhe. Asnjë send nuk ka. Blegtori nuk ka. Kryeministri të largohet sa më shpejt. Të hapë shpresën për këtë popull. Kushdo tjetër që të vijë ta bëjë më mirë”, u shpreh një protestues, i cili kishte ardhur nga Peshkopia.

Një tjetër qytetar ka treguar gjithashtu arsyet për të cilat i është bashkuar sot protestës, duke shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë.

“I futi ministrat e vet në burg, Saimir Tahirin me shokë. I detyroi Rama që të mbillnin drogë. Bujqësinë e lanë pas dore. Po arrestojnë policët pse nuk keni parë parcelat e drogës. Policia është e frikësuar. Policët s’kanë marrë dietat. Shëndetësia falas thotë, spitalet janë përtokë. I ka bërë tunelet me polisterol që mos të marrë beton. E bëri tunelin e Rrugës së Arbrit me polisterol. Kërkon buxhet shtesë se kanë ndryshuar çmimet. Të çohen njerëzit të gjithë. U ka hequr ustallarëve mistrinë. Me mistri e lopata do çohemi të gjithë. Sali Berisha do e prijë përpara popullin”, tha protestuesi.

“Copë, copë e veç punojmë! Jetojmë kot pa pikë arsye! Me 300 mijë lekë rrogë cca të blejmë, atje në Berat kemi halle nga më të ndryshmet, plaka ime jeton me një pension minimal, si do ushqehet po të mos jemi ne? Duhet të ikin të gjithë këta plehrat këtu”, u shpreh një tjetër.

PD protestues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.