Sokol Cikalleshi i dha sot lamtumirën Kombëtarës, pasi nuk kishte një biletë për në ”EURO 2024”. Largimi i kavajasit ka bërë që reagimet të jenë të shumta, teksa diçka të tillë e ka bërë edhe Jasir Asani. Anësori i sulmit kuqezi e quan Cikalleshin një legjendë.
“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë. Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme.
Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën. Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi”,-shkruan Asani në mesazhin e tij.
Në 59 ndeshje me Kombëtaren, Cikalleshi ka shënuar 13 gola. Më mirë se ai kanë bërë Alban Bushi me 14 gola dhe Erjon Bogdani me 18 gola për Kombëtaren.
