Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ilaçe me çmime të ulëta, Trump hap faqe zyrtare të qeverisë: Përfitim për 40 barna me recetë

13:57 / February 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7604
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hapur një faqe të re zyrtare të qeverisë me synim uljen e kostove të barnave me recetë për qytetarët amerikanë.

Platforma, e quajtur TrumpRx.gov, u prezantua nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të frenuar çmimet e larta të ilaçeve në tregun amerikan. Faqja liston mbi 40 ilace nga pesë kompani të mëdha farmaceutike – të cilat kanë arritur marrëveshje çmimesh me administratën Trump.

Sipas presidentit, reduktimi i cmimeve aty do të jetë i ndjeshëm.  “Do të kurseni një pasuri,” u shpreh Trump, duke e cilësuar iniciativën si “një hap shumë pozitiv për kujdesin shëndetësor në përgjithësi”.  Presidenti përmendi politikën e tij “Most Favored Nation” si arsye kryesore që u bënë të mundshme çmimet më të ulëta, duke u siguruar sic tha që Shtetet e Bashkuara të mos paguajnë më shumë se vendet e tjera. Platforma premton ofrimin e “çmimeve më të ulëta në botë për barnat me recetë”; përdoruesit mund të kërkojnë medikamentin që u nevojitet, të shkarkojnë një kupon dhe ta paraqesin atë në farmaci për të përfituar çmimin e reduktuar.

TrumpRx.gov nuk funksionon si shitës i drejtpërdrejtë i barnave. Në vend të kësaj, faqja shërben si ndërmjetës, duke i drejtuar qytetarët drejt faqeve të prodhuesve që ofrojnë shërbime direkte për konsumatorët ose duke siguruar kuponë për blerje në farmaci.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, iniciativa do t’u mundësojë pacientëve amerikanë të përfitojnë zbritje të ndjeshme për disa nga barnat më të shtrenjta dhe më të përdorura në vend.

çmime Donald Trump ilaçe ulëta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.