Kandidati i PD-së për deputet në Tiranë në zgjehdjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë”.
Alimehmeti theksoi se PD-ja nuk i trembet zgjedhjeve në bashkinë Tiranë. Sakaq, ai shton se duke parë zgjedhjet e 11 majit, socialistët rezultatin më të dobët e kishin në qarkun Tiranë.
Më tej theksoi se Rama në këto vite ka tentuar të përçajë opozitën, duke burgosur edhe Ervin Salianjin për fjalën e lirë.
Ilir Alimehmeti: Mendoj se PD i ka të gjitha mundësitë për bashkinë tiranë. Nuk ka asnjë lloj diskutimi që i trembet. Edhe nëse i shihni zgjedhjet e 11 majit, rezultati i PS më i dobëti ishte në Tiranë. Kujtoj se këtu ishte drejtues fushate vetë Edi Rama. Qarku i Tiranës ka rezultatin më të dobët PS-ja. Këtu fillon ndryshimi. Në këtë situata ku flasim, nuk i trembemi. Edhe pse kemi qenë të sulmuar, ky është realiteti jonë. Fajtorët janë disa. Këta duan të vjedhin me ligje, me VKM-ra. Faji është ai që të merr lekët nga xhepët.
Di t’ju them që herën e kaluar kam qenë shumë i qartë si brenda forumeve, duke thënë se ky nuk është kod zgjedhor në favor të opozitës. Doli realiteti. Ndryshimi fillon nga kryeqyteti, mos prisni të fillojë nga rrethina. Ka hapësira sa të duash për të punuar. Metoda e Ramës ishte duke përçuar opozitën, duke i hequr vulën. Kjo plagë u shkaktua nga Edi Rama, nga njerëz që punonin për të, ndoshta edhe të infiltruar tek ne.
Rama nuk mund të fusin në burg për të drejtën e fjalës. Tani s’ka as ligj, është dënim pa ligj, dënimi i zotit Salianji. Ky është realiteti. Nuk mund të themi që kjo pranohet në një shtet që e quan veten demokraci.
