Ilir Krosi, i cili doli i pari në Primaret e Dibrës është tërhequr nga gara për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ish-kryebashkiaku i Dibrës kryesoi në procesin e Primareve me 578 vota, më pas ndiqej nga Denisa Vata e cila siguroi 69 vota dhe Basir Çollaku me 247 vota.
Para se të dorëzohet lista e plotë në Kqz, disa demokratë kanë hequr dorë nga gara. Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Po ashtu Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian u tërhoq sot nga koalicioni me Partinë Demokratike, për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste.
Si dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kavajë, Hysen Kadiu është tërhequr për të garuar si deputet në Qarkun e Tiranës. Kadiu edhe pse doli si me i votuari në Primarët e selisë thekson se kishte rënë dakord të ishte në listën e mbyllur por gjërat ndryshuan.