Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka dalë më kërkesë ditën e enjte për blerjen e 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin nga SHBA-ja.
Analisti dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ka theksuar se ka ardhur koha që ushtria e Kosovës të armatoset, duke shprehur që paqja të mbizotërojë.
Madje, Kulla ka shkuar në studio i veshur me këmishë ushtarake, duke shpjeguar se në vitin 2024 do të kalohet me ligj shërbimi rezervist në vendin tonë dhe ka një kërkesë të veçantë për shefin e shtabit.
“Ka ardhur koha që vetë ushtria e Kosovës jo vetëm të armatoset mirë, por të marrë masa.
Unë shpresoj të ketë paqe, po sivjet shqiptarët do të kalojnë ligjin për rezervistin. Kështu, unë kam vendosur t’i kërkoj shefit të shtabit Arben Kingjit të jem një nga rezervistët e parë. Ushtria i bën mirë këtij vendi, po të isha dhe një herë i ri do kisha bërë prapë tre muaj. Me që do flisnim për luftën, vendosa të vishem kështu”, tha eksperti i sigurisë.