Publicisti Ilir Lluri i kushtoi sot një postim “Martires së demokracisë” Musine Kokalari. Ai pasi përshkruan mjaft mirë kalvarin e vuajtejeve të saj gjatë komunizimit, boton akuzat e regjimit të kohës dhe tregon kontributin e Kokalarit për vendlindjen, Gjirokastrën.
Postimi i Llurit:
104 – vjetori i lindjes 1917 – 2021
75 – vjetori i dënimit 1946 – 2021
50 – vjetori i daljes nga burgu 1961 – 2021
“Martire e demokracisë” Musine Kokalari, lindi në 10 Shkurt 1917 dhe vdiq në qytetin e Rrëshenit në 13 Gusht 1983. Viti 2021 shënon jo vetëm 104 vjetorin e lindjes së saj, por edhe 75 – vjetorin e dënimit dhe 50 – vjetorin e daljes nga burgu.
1917 – Lindi në 10 Shkurt në Adala të Turqisë.
1939 – Botoi librin e saj të parë, “Siç më thotë nënua plakë“
1941 – Përfundoi shkëlqyeshëm studimet në Romë.
1943 – Me disa shokë formon partinë Soc-demokrate.
1944 – Boton gazetën “ Zëri i Lirisë “ me S. Muçon e O. Kazazin.
1944 – Boton librin e dytë, “Rreth vatrës “
1944 – Pushkatohen pa gjyq vellezërit e saj Muntazi dhe Vesimi
1944 – Musineja arrestohet dhe mbahet në burg për 17 ditë.
1945 – Boton librin e tretë, “Sa u tund jeta“
1946 – Në Janar arrestohet për së dyti nga forcat e Mb. së Popullit.
1946 – Në dy Korrik 1946 dënohet me 20 vjet burg.
1961 – Lirohet nga burgu dhe internohet në Rrëshen.
Akuza
– Për bashkëpunim me krerët e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit.
– Për sabotim të pushtetit popullor.
– Për pjesmarje në mbledhjet e grupeve politike; Social – Demokrate,
“Rezistenca” dhe “Monarkist” për të zgjedhur një komitet të
përbashkët.
– Për hartimin e letrave drejtuar Aleatëve.
Akuza përfundonte me frazën; Kjo grua zhvillon një aktivitet të gjerë kriminal dhe terrorist.
Mesazhi i Musinesë në gjyq
… “ Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky smund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”
Musinea për Gjirokastrën
Gjirokastra, bota e madhe pa fund, që s’kish shoqe për moshën time të parë.
Gjirokastra trime, anembanë me shkëmbinj e udhët plot gurë.
Gjirokastra e të përpjetëlave dhe tatëpjetëlave.
Gjirokastra plakë e rregjur në mjerime dhe varfëri.
Gjirokastra e kujave dhe këngëve.
Gjirokastra është krenare me disidenten, politikanen dhe shkrimtaren e parë shqiptare.