Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje ftesës që kryeministri Edi Rama i bëri dje për bashkëpunim gjatë një komunikate për shtyp. Në fjalën e tij, Basha tha se ekspertët e tij janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me qeverinë.
Basha tha sot në media se ditën e nesërme do të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Ilir Meta.
“Harxhon shumë kohë për të sharë ekspertët që kanë ftuar vetë mbrëmë. Ekspertët tanë janë gati për të punuar për të mirën e qytetarëve. Vetëofroj pa asnjë kufizim të gjithë ekspertizën time. Propozimet që ekspertët tanë kenë parashtruar të merren parasysh me shuëm seriozitet ashtu siç edhe më është premtuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Meqë ra fjala, presidenti më njoftoi se ka për qëllim që të thërrasë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e nesërme,”-theksoi Basha.