Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë ku mbeti i plagosur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se ky është një akt kriminal dhe një sulm ndaj parimeve themelore të demokracisë.
“Thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë, me energji të ripërtërira në krye të detyrës së Tij shumë të rëndësishme shtetërore.
E dënoj me ashpërsi aktin kriminal si një sulm ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë!
Shpreh solidaritetin tim me familjen Fico dhe popullin mik të Sllovakisë”, shkruan Meta.