Ka mëse dy orë që në Kuvend ka nisur debati për kërkesën e socialistëve për debat për vendimin e kreut të shtetit Ilir Meta. Ralf Gjoni, deputet i dalë nga listat e LSI-së në Parlament thotë se ka qenë pikërisht Rama që e vendosi Metën president, duke menduar se e hoqi qafe nga politika. Por sipas Gjonit, Meta është një bishë politike që nuk jeton dot pa politikë.
Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit Metën se donit ta hiqnit qafe nga politika dhe ta dergjnit në atë godinë që ngjan si azil pleqsh, po Meta është bishë politike, ku jeton ai pa politikë, hajde mendje hajde, e zgjodhët se donit President mbi palët e? Presidenti nuk shfuqizon dot dekrete, se ju nuk i keni lënë më asnjë të drejtë, ai nuk vlen asgjë në këtë vend, jo Meta, Presidenti”, theksoi Gjoni.
Ai tha se ditën e zgjedhjes së Metës President e ka përjetuar si ditë të zezë. “Unë e kam përjetuar si një ditë të zezë atë ditë votimi të Metës, ju e votuat në rresht me Vvhatsapp. Ne nuk e donim, se e dija që largimi i Metës nga LSI ishte fillimi i fundit nga partia, nuk ishte zgjedhja e tij në shërbim të shqiptarëve”, tha ai.