Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ta kalojë këtë fundjavë me të bijat. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Meta ka bërë me dije se nga Durrësi, ka udhëtuar drejt Vlorës me dy vajzat e tij.
Presidenti ka publikuar edhe një foto me të dyja vajzat, Borën dhe Erën. Bashkë me to, shihet edhe zyrtarja e LSI-së, Elona Guri.
“Nga Durrësi, në Vlorë,”- shkruan Meta krah fotos.