Ilir Meta i thotë kategorikisht jo arratisjes nëse SPAK do të lëshojë urdhër arrest për të. I pyetur në “Frontline” tha se nuk do arratiset por është gati t’i bëjë gjyqin çdo strukture që sipas tij do veprojë në mënyrë kriminale.
“Të arratiset Ilir Meta nga e vërteta kurrë në botë. Meta është gati ti bëjë gjyqin SPAK dhe çdo strukture tjetër që do veprojë në mënyrë kriminale këtu dhe kudo tjetër. Të jesh e sigurt për këtë gjë. Kam treguar respekt maksimal ndaj drejtësisë. Kur shoh që nuk ka reflektim dhe përdorimit ekstrem të SPAK nga shefi i tij Don Agaçio, e keni tani serinë e dytë të Rai3…”, tha Meta.