Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotme u është përgjigjur akuzave lidhur me çështjen e dhënies së shtetësisë.
Meta deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se të gjitha rastet për të cilat është folur në disa media është zbatuara procedura strikte ligjore. Kreu i shteti tha se institucionet kanë sjellë përgjigje që personat nuk kishin probleme ligjore. Kreu i shtetit deklaroi se vetëm gazetari “Baton Haxhiu e ka marrë shtetësinë pa u verifikuar nga SHISH.”