Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se “qytetarët e Lezhës meritojnë më shumë shërbime dhe më pak taksa, më shumë transparencë dhe aspak arrogancë”.
Meta publikoi një pjesë nga fjala e tij në Lezhë, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.
Ndër të tjera kreu i PL-së tha se “të rinjtë e Lezhës meritojnë mirëqenie dhe të ardhme dhe jo varfëri dhe shpopullim”.
“Prandaj në Lezhë duhet Ndryshim dhe ky Ndryshim është i padiskutueshëm, sepse më 14 Maj qytetarët e Lezhës do të votojnë për Dr.Pashk Gjonin, i cili do t’ia rikthejë Bashkinë qytetarëve dhe Lezhën në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.”