Ilir Shaqiri ka folur për një nga banorët më të shumëpërfolur të momentit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli.
Gjatë një interviste në emision “S’e luan topi”, balerini u shpreh se dallimi mes tij dhe Luizit është se ai në “Big Brother” fliste shumë kur i flisnin, ndërsa Luizi flet shumë dhe pa i folur.
Sipas tij, tipari dallues që e bën Luizin të jetë “on top” është durimi.
“Unë flisja shumë kur më flisnin shumë, kurse ai flet shumë dhe pa i folur shumë.
Ndoshta kjo është diferenca mes meje dhe atij, ama mendoj që ai ka një super durim dhe kjo do ta çojë përpara dhe në një farë mënyre do ta bëjë që të jetë on top.
Analizoj gjënë në përgjithësi të shtëpisë sepse ne në çdo gjë të mirë të keqe, na erdhi natyrale, ne nuk u kacafytëm, s’u masakruam që ditën e parë sepse asnjëri prej nesh nuk pati një parapërgatitje të situatës ose të vetvetes.
Thjesht u sollëm si situata na u përshtat dhe prezantua me njëri-tjetrin. Ishim më të qetë, mendoj se njerëzit kanë ardhur më të parapërgatitur në shtëpi”, tha Iliri.