Sportistja algjeriane, Imane Khelif, fitoi duelin me rivalen nga Tajlanda dhe siguroi në këtë mënyrë pjesëmarrjen në finalen e turneut të boksit të femrave në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Paris. Atletja më e diskutuar vijon ëndrrën e saj për të fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë deri në 66 kilogramë. Ky sukses nuk e ka zbehur debatin për gjininë e Khelif. Në rrjetet sociale vijon polemika rreth situatës së saj gjenetike, ku boksierja akuzohet se është mashkull, të tjerë e cilësojnë transgjinore, ndërsa një pjesë e mediave e etiketojnë si atlete me gjini të paspecifikuar.
Postime te ngjashme
Add A Comment