Edmond Dodaj, 42-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në Laç, ishte shpallur në kërkim prej 10 vitesh nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se është pjesëmarrës në një organizatë kriminale, e që ka importuar 6 tonë kokainë nga Holanda në Milano.
Mbi Dodajn rëndojnë dhjetëra dënime për krime të lidhura me trafikun e drogës, të gjitha të kryera në Italinë Veriore, mes viteve 2006 dhe 2008.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Dodaj ishte drejtuesi i një organizate me qendër në Milano, e cila ishte përgjegjëse për importimin e kokainës nga Holanda, e cila më pas shitej përmes rrjeteve të trafikut të drogës në Italinë qendrore dhe veriore.
