Ish-prokurori Gentian Trenova zbulon në “Opinion” një detaj interesant për IMSI Catcher, një prej pajisjeve më të sofistikuara të përgjimit.
Pajisja mund të përdoret vetëm nga një operator specialist që e aktivizon dhe e çaktivizon duke e bërë thuajse të pamundur aksesin e saj nga kushdo. Trenova shpjegon se kjo pajisje mund të hyjë në celularin që përgjohet dhe të ndryshojë, prodhojë mesazhe që nuk ekzistonin më parë pa dijeninë e përdoruesit të celularit.
Gentian Trenova: Kjo pajisje mund të futet në telefonin tënd dhe të bëjë disa mesazhe që ti nuk i kishe bërë dhe të implikon.
Blendi Fevziu: Ah, futet në telefonin tënd dhe mund të nisë mesazhe nga telefoni yt?
Elizabeta Imeraj: Po, mund të nisë edhe nga interneti.
Gentian Trenova: Kur merret telefoni jot, ti nuk e di që i ke bërë ato mesazhe, ndërkohë kur merret telefoni jot të dalin që ti i ke bërë ato mesazhe ndërkohë që s’i ke bërë, prandaj krijon pabesueshmëri për sa i përket proçesit të të provuarit. Ato janë shumë të mira për sa i përket proçesit të parandalimit, goditjes…
Artan Hoxha: Ato vlejnë për të çuar drejt provës.
Gentian Trenova: Po, por te provat është shumë e vështirë sepse mund të përdoren edhe për manipulim prove.
Blendi Fevziu: Ah përdoren edhe për manipulim prove prandaj janë më të vështira.
Gentian Trenova: Sepse ti nuk e ndan dot nëse këtë mesazh e ka bërë vetë indvidi apo e ka bërë një program tjetër i futur nëpërmjet këtyre pajisjeve.