Ina Kollçaku e “Përputhen” ishte e ftuar së fundmi në “Glamour zone”, ku gjatë emisionit ka treguar një moment të vështirë në jetën e saj. Ina rrëfeu se për më shumë se një vit është përndjekur nga një mashkull i fiksuar pas saj.
Ina tregoi se e kishte të pamundur të dilte nga shtëpia dhe u detyrua ta kërcënonte me denoncim.
“Kam një histori me një stalker që më ndiqte kudo dhe më vinte edhe poshtë shtëpisë. Madje kishte një vit e gjysëm që më shkruante në Instagram dhe unë s’i ktheja përgjigje fare. Dhe i kishte thënë dikujt që unë kam një vit e gjysëm që flas me Inën. Në fakt fliste me vete. I bëra një kërcënim, i thashë në qoftë se vazhdon do më duhet të të denoncoj dhe nuk e di si u zhduk, mjer asaj që i ka rënë. Nuk dilja dot nga shtëpia. Madje ka pasur raste që nuk shkoja dot në market sepse ai ishte poshtë pallatit. Dilnin motrat, ndalonte dhe motrat”, u shpreh Ina.