Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

23:58 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ina Zhupa 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit Armando Kazma, i cili ndërroi jetë nga shembja e kalçetos gjatë stuhisë në qytetin e Sarandës. 22-vjeçari rezulton të jetë një aktivist i Partisë Demokratike, me të cilin deputetja Zhupa ka ndarë momente gjatë fushatës elektorale.

Përmes një postimi në facebook, deputetja e PD-së shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit dhe shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë.

Postimi në Facebook

Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurrë këtë status, dhimbje pafund.

Një nga djemtë më të mirë të Sarandës, një djalë i zoti, një djalë i qeshur, punëtor, i pari në fushatën elektorale në krye të punëve, i fundit u largua deri sa numëroi votën e fundit.

Një djalë i shkolluar, një djalë i urtë, nga një familje e jashtëzakonshme.

Edhe të gjitha këto janë pak për të përshkruar Armandon që sapo mora vesh që u nda nga jeta në moshën 22 vjecare, aksidentalisht nga një shtyllë kalçeto që u rrëzua nga stuhia me shi.

O zot jepi forcë familjes së tij për këtë dhimbje të papërshkrueshme, jepi forcë njerëzve të afërt.

I paharruar Armando, lotët nuk do thahen kurrë për ty. Parajsa ka engjëllin e vet, ne kemi dhimbjen që po na plas zemrën.

Do të mbaj mend të qeshur gjithmonë.

armando dhimbje ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.