Nxënësit dhe mësuesit në fshatin Frankth në Burrel, nga sot kanë një shkollë 9-vjeçare me kushte komode. Këtë të martë u inaugurua përfundimi i punimeve në shkollën “Rexhep Kërtuka” dhe tashmë ky institucion i dijes, është gati të pritur nxënësit me ambiente sipas standarteve më të larta bashkëkohore.
Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj gjatë fjalës së tij, tha se kemi të bëjmë me një investim që fuqizon fëmijët. “Ky është një investim që i shërben gjithë kësaj zone, por sidomos fëmijëve të cilët meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Një fallnderim nga zemra për partnerët tanë të përhershëm Vizion OJF dhe Suela Kocibellinj, që sërish dhanë një kontribut të rëndësishëm në këtë investim të mundësuar nga projektet IPA INTERNATIONAL”.
Banorët, nxënësit dhe mësuesit falenderuan bashkinë Mat dhe Vizion OJF për investimin e kryer dhe premtuan se këto mjedise do të mirëmbahen.




