Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit. Gjatë seancës paraprake nëpërmjet mbrojtjes ish-ministri Lefter Koka ka kërkuar bashkim të çështjeve. Kërkesa është bërë pasi Koka është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Fierit. Ai u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.
Postime te ngjashme
Add A Comment