Në seancën e kësaj të mërkure, gjyqtarja Flojera Davidhi ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për bashkimin e dy dosjeve për inceneratorët, atë të Fierit dhe Elbasanit. Kjo kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për djegësin e Elbasanit.
Për seancë ishin të pranishëm edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, që përmes avokatëve të tyre paraqitën pretendimet për akuzat e ngritura nga SPAK-u.
Dje gjykata vendosi shtyrjen e seancës paraprake edhe për inceneratorin e Elbasanit. Vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim do të merret në 21 shkurt. Për inceneratorin e Fierit, gjykata ka marrë 20 të pandehur dhe 14 kompani.