Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Inceneratori Fierit, 11 “peshqit” që kërkon SPAK

12:33 / November 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1668594766 Screenshot2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për aferën e incerenatorit të Fierit, këtë të mërkurë SPAK-u lëshoi 11 udhër-arreste ku spikat emri i personazhit “vip” të lakuar nga Monika Kryemadhi, Mirel Mërtiri i shpallur në kërkim. Ai njihet edhe si bashkëjetues i Stela Gugalljas.

Janë vendosur masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest me burg” për: Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Mirel Mërtiri. Loran Dusha është administratori i Inceneratorit të Fierit dhe Arjola Kodra ka mbajtur postin si administratore e Inceneratorit të Tiranës.

Po ashtu biznesmeni Arben Dervishaj, një prej të arrestuarve të sotëm nga SPAK-u për aferën e inceneratorit të Fierit, ishte mbikqyrës i punimeve dhe ka firmosur situacione të falsifikuara sikur punimet janë kryer, në vlerën e 4 milionë eurove.

Këtë e ka bërë në bashkëpunim dhe ka fituar vlera monetare dhe udhëtime për ndeshje futbolli me Klodian Zoton. Të tjerët janë pjesë e skemës mashtruese me TVSH që pastronte para, SPAK thotë me Lefter Kokën. Dy administratorë të kompanive janë në kërkim sepse i kanë dhënë para babait të Alqi Bllakos. Në kërkim është shpallur edhe Giusepe Ciaffione.

“Peshqit” që SPAK-u po kërkon

Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza
Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervishaj

Në aksionin e SPAK sot u kërkuan 11 arrestime lidhur me incneratorin e Fierit. Deri më tani policia ka mundur të arrestojë 5 prej tyre ndërkohë të tjerët mësohet se ndodhen jashtë vendit. Operacioni në fjalë mësohet se po vijon ndërsa nuk dihet nëse do të ketë të arrestuar të tjerë. Prej pak ditësh, SPAK i dha fund hetimit edhe për inceneratorin e Elbasanit. Pas biznesmenëve Klodian Zoto dhe Steta Gugallja, të shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, SPAK ka ngritur dyshime edhe për biznesmenin Mirel Mërtiri. Sipas SPAK, nga hetimi i rastit provohet fakti dhe krijohet bindja se Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale të “korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i parave”.

inceneratori spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.