Lionel Messi ka reaguar në rrjetet sociale për të përgënjeshtruar zërat se ai ishte përfshirë në një sherr në një klub nate, me një person të dehur, gjatë pushimeve në Ibiza.
Për shkak të incidentit ylli argjentinas i Barcelonës u desh të shoqërohej jashtë klubit të natës nga një eskortë sigurie. Messi ndodhej në atë klub bashkë me bashkëshorten e tij dhe miq të ngushtë, duke shijuar mbrëmjen.
Messi ka postuar një foto ku shfaqet me bashkëshorten e tij, me Luis Suarez dhe miq të tjerë duke festuar në klub, shoqëruar me një mesazh.
“Natë fantastike mbrëmë në Ibiza me miq. Mos besoni gjithçka që lexoni përreth, që nuk ka të bëjë aspak me realitetin. Gjithçka ishte fantastike mbrëmë dhe gjithëkush na trajtoi në mënyrë të pabesueshme, si gjithmonë!”, ishte mesazhi i Messit.
Incidenti ndodhi pak ditë më parë, ku Messi u sulmua një person që sipas mediave të huaja ishte i dehur.