Me tone të forta ka folur nga Elbasani, kryeministri Edi Rama, ka akuzuar ish-deputetët e opozitës dhe drejtuesit e tyre se po bëjnë shfaqje të shëmtuara duke bllokuar rrugën, në tentativë për të penguar zhvillimin e vendit.
Ai nuk la pa përmendur edhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi si ish-deputete e zonës.
“Keni fallxhoren deputete, e mishit nuk e keni më, do t’ju hapi filxhanin do t’ju thotë e keni një rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mu, le ta cojë dorën njëri se nuk e ka pas frikë se do i vinte fallxhorja e do i vidhte votën. Këtu ja ardh profesori bashkë me Lulin që ju thoshte mos ia shisni votat shpk, tashi u bënë me fallxhoren bashkë, e keni parë, thotë e kam parë në filxhan, Edi Ramës do i ndodhë diçka e keq, infarkt, spital, është në Gjermani, këtu e atje, për dreq unë i dal prapë përpara, do i ndodhë në mars, maj, do vijë nëntori e dhjetori. A e kuptoni se ku ka shku muhabeti, ndërkohë që ca të bëjmë, ja ma thoni, ca të bëjmë t’u themi hajdeni prapë merrni ca të doni, pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë kemi zgjedhje”,- tha ai.