Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Infeksionet seksuale, alarmi i OBSH-së…

17:18 / June 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
767d8f3866ae9df096d45c1c030e920e L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo ditë verifikohen më shumë se një milionë raste të reja të të prekurve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Dhe ndër më të prekur është grupi moshave nga 15 në 49 vjec. Janë këto të dhënat të bëra publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në veçanti çdo vit verifikohen më shumë se 367 milionë raste te reja kryesisht te infeksioneve si si gonorrea, sifiliz, klamidia dhe trikomoniasi.Kërkimi i OBSH-së tregoi se gjatë viti 2016 në gratë dhe burrat e moshës 15-49 u regjistruan 127 milionë raste të reja me klamidia, 89 milionë me gonorre dhe 6.3 milionë me sifiliz.

Në raport nuk u përfshi sëmundja e Sidës. Specialistët vunë re se në të gjithë botën po vihet re se nuk ka aspak progress në luftën për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. E sipas tyre kjo përbën një këmbanë alarmi deri në momentin që cdo kujt ti sigurohen shërbimet  eduhura për të parandaluar dhe kuruar sëmundje të tilla.

Sëmundje të tilla bën me dije OBSH kanë një ndikim shumë të madh në shendetin e të rriturve por edhe të fëmijëve. Nëse nuk kurohen mund të sjellin efekte kronike në shëndet duke përfshirë sëmundje neurologjike, kardiovaskulare, infertilitet, dhe rritje të HIV-it.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme merren përmes marrëdhënieve seksuale jo të mbrojtura.

Ato mund të transmetohen edhe përmes gjakut, tatuazhet, pircing apo edhe nga nëna tek fetusi. Ekspertët shprehen se pavarisht masave të marra infeksione të tilla janë përhapur gjithnjë e më shumë dhe ende i kushtohet shumë pak vëmendje.Sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të parandalohen përmes raporteve të sigurta seksuale sic janë përdorimi i perzevativëve dhe edukimi mbi shëndetin seksual.

OBSH gjithashtu rekomandon që gratë shtatzëna duhet të kontrollohen sistematikisht për sëmundje të tilla.

Dhe mesazhi i ekspertëve është gjithmonë e më i fortë parandalimi është mënyra më e mirë për të shmangur sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Ata apelojnë se është urgjente nevoja për të zvogëluar përhapjen e këtyre infeksioneve dhe të investohet më shumë në antibiotikë dhe trajtime për të zëvendësuar ato medikamente që kanë humbur fuqinë shëruese.

alarmi Infeksionet seksuale obsh Organizata Botërore e Shëndetësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.