Kryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan, Bukurosh Stafa rezulton se është prekur nga Covid.
Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se është karantinuar edhe një pjesë e stafit të tij deri në marrjen e tamponit.
Burimet bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Stafës paraqitet e mirë dhe ai është duke qëndruar në banesë dhe po ndjek këshillat e mjekëve.
Elbasani në 24 orët e fundit ka regjistruar 3 raste të reja me Covid. Ndërsa në total ky qark që nga fillimi i pandemisë ka patur 215 raste.