Damian Gjiknuri ka drejtuar asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë që u mbajt pasditen e sotme.
Mësohet se kreu i PS-së në Vlorë, Anduel Tahiraj ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se për këtë arsye, nuk ka shkuar në Asamble. Por Gjiknuri, e ka marrë vetë në dorë situatën, si drejtues politik në qarkun e Vlorës.
Tahiraj, do të mund t’i rikthehet situatës politike, kur të kurohet nga Covid-19, por për momentin është karantinuar.