Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Infermieri shqiptar që shkoi për të shërbyer në spitalin e Brescias: U vetëofrova. Një vendim të tillë s’do e merrja kurrë për para

18:04 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjana 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga infermierët, i cili punon në QSUT, dhe që u bë pjesë e ekipit prej 20 infermierësh që shkuan në Itali në luftën kundër COVID -19 është edhe Korab Gjana.

Ai së bashku me një grup mjekësh dhe infermierësh prej 30 vetash, ndodhen në spitalin e Brescias, për të dhënë kontributin e tyre në krah të mjekëve italianë.

Në një intervistë për Tirananews.al, Gjana tha se ky është një mision, që çdokush që ka bërë betimin e Hipokratit do ta bënte një gjë të tillë. Ai po ashtu shtoi se, diçka të tillë nuk do e bëntë kurrë për para.

Korabi 2

Ju zgjodhën apo u vetëofruat për të shkuar në Itali?

 Jam vetëofruar për të marrë pjesë.

Si e pritën familjarët vendimin për të shkuar në Itali në këto ditë të vështira?

Nuk dëshironin, por unë isha i vendosur që të shkoja.

E mendon se risku për t’u infektuar është i lartë, keni frikë?

Rreziku është i lartë, por do tregoj kujdes maksimal duke shmangur mundësinë për kontaminim.

Pati të tjerë kolegë tuaj, që dëshironin të vinin me ju në Itali?

Kishte dhe të tjerë që donin të vinin dhe më kanë shkruar dhe më pas.

Korabi 3

E patë këtë si një detyrim që ju buron nga profesioni, mundësi ekonomike, apo eksperiencë që do ju duhet?

Nuk ishte detyrim profesional, por mision që çdokush që ka bërë betimin e Hipokratit do ta bënte një gjë të tillë. Për çështje ekonomike kurrë s’do ta merrja një inciativë të tille. Sigurisht që do të vlejë edhe si eksperiencë.

Ku jeni caktuar të punoni dhe çfarë bëni konkretisht?

Jam caktuar në repartin infektiv dhe bëj punën si profesionistët italianë. Për fatin e mirë kisha bërë trajnime edhe ne Shqiperi, për të perballuar një situatë të tillë./ Tirananews.al/

https://www.facebook.com/100046299483503/videos/144348617118454/

Korab Gjana tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.