Një grua dhe dy fëmijë janë ekzekutuar me armë zjarri në Northamptonshire të Britanisë së Madhe.
35-vjeçarja Anju Asok dhe dy të miturit Jeeva Saju 6 vjeç dhe Janvi Saju 4 vjeç, u gjetën të pajetë në banesë.
E reja ishte me profesion infermiere dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa dy fëmijët humbën jetën në spital. Autor i krimit të rëndë dyshohet të jetë një 52-vjeçar, i cili po merret në pyetje nga detektivët.
Ishin kolegët ata që ngritën alarmin, pasi 35-vjeçarja nuk u paraqit në turnin e saj të enjten në mëngjes.