Një grua ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga një person në departamentin e aksidenteve dhe urgjencës ku po punonte në zonën e Manchester, Londër.
E plagosura, një infermiere rreth 50-vjeçe, u sulmua në Spitalin Royal Oldham në Greater Manchester, ku tani po trajtohet.
Oficerët u thirrën në orën 23:30 të së shtunës dhe arrestuan një 37-vjeçar, të dyshuar nën akuzën për tentativë vrasje, ka deklaruar Policia e Mançesterit.
Detektivët kanë raportuar se nuk ka të tjerë persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe se nuk shfaqet një rrezik apo kërcënim për publikun e gjerë.
“Mendimet tona janë edhe me kolegët dhe pacientët që ishin aty në momentin e incidentit dhe për të cilët kjo ka qenë shqetësuese dhe e frikshme”. Të gjitha shërbimet në Spitalin Royal Oldham mbeten të hapura”, tha shefja e infiermerisë në North Care Alliance NHS Foundation Trust.
Jim McMahon, deputeti laburist për zonën, e përshkroi sulmin si diçka “të pakuptimtë”.
“Të gjithë jemi të tronditur nga sulmi i pakuptimtë ndaj një infermiere në departamentin A&E të Spitalit Royal Oldham. Mendimet tona janë me infermieren, familjen dhe miqtë, pasi dëshirojmë një shërim të plotë”, postoi ai në Facebook.
Rreshteri Craig Roters ka theksuar se komuniteti lokal mund të shohë një “rritje të pranisë së policisë” ndërkohë që kryhen hetimet.