Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Inovacioni në sistemin financiar, Ibrahimaj: Të forcojmë bashkëpunimin mes gjithë aktorëve për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit ekonomik

12:19 / February 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 02 01 at 12.17.20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën kujdesin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, u organizua takimi me temë “Inovacioni në sistemin financiar”, në prani edhe të Kryeministrit Edi Rama. Qëllimi i këtij takimi, i cili mblodhi së bashku ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të kompanive në fushën e fintech, ishte diskutimi mbi sfidat dhe zhvillimet inovative të dixhitalizimit në sistemin financiar.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes gjithë aktorëve për tejkalimin e problematikave dhe sfidave për zhvillimin e sistemit financiar në vendin tonë, në funksion shfrytëzimit të mundësive që ofron dixhitalizimi, nxitjes së inovacionit e kështu zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministrja pohoi faktin se politikat e qeverisë kanë synuar ndër vite rritjen e përfshirjes financiare, me qëllim reduktimin e kostove të transaksioneve financiare për qytetarët dhe bizneset e kategorive të ndryshme. Megjithatë, sipas Ministres Ibrahimaj, ka ende disa barriera rregullatore që nuk e mundësojnë zhvillimin e duhur të kompanive fintech, sidomos në sistemin e pagesave, reduktimit të cash dhe reduktimit të informalitetit. Në këtë drejtim, Ministrja theksoi rëndësinë e nxitjes së proceseve të nisura dhe respektimin e afateve të përcaktuara ligjore.

“Për të diskutuar për të gjitha këto dhe për të shtyrë përpara proceset që ne kemi iniciuar tashmë, si dhe për të marrë disa garanci që ato afate dhe deadline të përcaktuara në ligje apo rregullore të respektohen, ne organizojmë tryezën e sotme, duke e parë njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë dhe më të ndërlidhur, në mënyrë të tejkalojmë sfidat dhe të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që dixhitalizimi na jep, me qëllim të nxitjes së inovacionit dhe zhvillimit ekonomik”, tha Ibrahimaj.

Delina Ibrahimaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.