Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njoftoi se edhe sot kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin për të mundësuar parandalimin e përhapjes së Covid 19. Mësohet se në të gjithë vendin janë kryer 2665 kontrolle.
Postimi i ISHSH-së:
Grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, pjesë e Task Forcës Anti-Covid, kryen 2665 kontrolle në të gjitha qarqet e vendit:
Janë kryer 2166 monitorime, në zbatim të urdhërit për vendosjen e barrierës mbrojtëse nga individët në ambientet e jashtme. Qytetarët janë sensibilizuar për rëndësinë e vendosjes së maskës, mbajtjen korrekte dhe për rolin e domosdoshëm të saj për parandalimin e përhapjes dhe uljen e riskut të infeksionit të shkaktuar nga Covid-19.