Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Instagrami pezullon ndryshimet pas kritikave nga Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

20:46 / July 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kim Kylie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instagram ka pezulluar planet për ta bërë platformën më shumë si rivali i tij TikTok, pas kritikave nga përdoruesit, mes tyre edhe mega-ndikueset Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

Instagram është në pronësi të kompanisë mëmë të Facebook, Meta Platforms. Pasi CEO i Instagram tha se planifikonte të orientohej më shumë drejt videove, duket se Meta është nën presion për të performuar pasi Facebook raportoi se humbi përdorues për herë të parë këtë vit. Kompania gjithashtu raportoi një rënie të të ardhurave për herë të parë në historinë e saj.

Jenner dhe Kardashian, të cilat kanë një numër të madh ndjekësish, postuan një mesazh në Instagram, ku shkruhej: “Bëjeni Instagramin sërish Instagram. Ndaloni të përpiqeni ta bëni TikTok. Unë thjesht dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi. Sinqerisht, të gjithë.”

Instagram u përpoq të krijonte ndryshime në platformën e tij në mënyrë që të tërheqë përdoruesit më të rinj që mund të jenë të prirur të shkojnë drejt TikTok. Aplikacioni dëshiron që pothuajse të gjitha postimet video më pak se 15 minuta të ndahen automatikisht në formatin Reels.

Ndërsa Facebook dhe Instagram kanë lidhur historikisht njerëzit me përmbajtjen e prodhuar nga miqtë e tyre, TikTok mbështetet në sinjale algoritmike dhe përmbajtje virale për t’u treguar shikuesve postime shumë tërheqëse, pa u mbështetur në rrjetin e miqve.

Klani Kardashian-Jenner ka një ndikim të rëndësishëm në mediat sociale. Sipas Insider, aksionet e Snapchat ranë më shumë se 8% në vitin 2018 pasi Jenner postoi në Twitter se nuk e përdorte më Snapchat sepse nuk i pëlqente ridizajnimi i aplikacionit. Në atë kohë, Snap humbi më shumë se 1 miliard dollarë në vlerën e tregut.

Meta është në proçesin e rinovimit të platformave të saj të mediave sociale me shpresën për të imituar suksesin e TikTok. Rritja e TikTok në vitet e fundit ka qenë meteorike. Vitin e kaluar, ai gjeneroi më shumë të ardhura nga reklamat sesa Snapchat.

Instagram Kim Kardashian ndryshimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.