Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INSTAT / Shqiptarët po martohen më të rinj, ja sa është mosha mesatare

08:24 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashuri cift
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se një vit më parë, ku numri i martesave ishte 22,641.

Shqiptarët kanë vendosur që të martohen më të rinj. Ndryshe nga ecuria e viteve të kaluara, mosha mesatare e djemve dhe vajzave që martohen ka shënuar rënie.

Sipas raportit të INSTAT tek gratë, më shumë se 53 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe deri në moshën 29 vjeç janë kryer 80,5 % e tyre. Kjo shpjegon moshën relativisht të re në martesë për gratë, e cila është 25,5 vjeç. Një vit më parë, mosha mesatare e martesave te gratë ishte 26.5 vjeç.

Për burrat 54,6 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,4 % e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 30,2 vjeç.

Megjithatë duke u bazuar në të dhënat ndër vite norma e martesave të grave sipas grupmoshave tregojnë se ka një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç.

Krahasuar me 5 vite më parë, gratë martohen relativisht rreth dy vite më të mëdha.

Në publikim janë llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në mosha teke, për grupmoshën 15-19 vjeç. Numri i vajzave të martuara para moshës 18 vjeç, gjatë vitit 2018, është 24, raporton INSTAT. Ky numër është ulur në krahasim me një vit më parë, kur u regjistruan 38 martesa të vajzave nën 18 vjeç.

Përqindja e vajzave të martuara në moshat 15 deri 17 vjeç është shumë e ulët, ndërsa shënon vlerat më të larta në moshën 18 dhe 19 vjeç, përkatësisht 9,2 % dhe 7,0 %, ndërsa djemtë nuk kanë martesa para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18-19 vjeç është nën 1%./ Monitor

mosha mesatare e martesave

Instat Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.