Instituti i Shëndetit Publik thotë se konsumi i alkoolit nuk ju mbron nga koronavirusi i ri.
Në një postim në rrjetet sociale, ISHP thotë se në asnjë rrethanë nuk duhet konsumuar asnjë lloj produkti alkoolik si një mjet për parandalimin ose trajtimin e infeksionit Covid-19.
Ja disa këshilla që jep ISHP:
Shmangeni konsumin e alkoolit që të mos demtoni sistemin imunitar.
Mos e përdorni alkoolin si mënyrë për të përballuar emocionet dhe stresin.
Mos përziej alkoolin me ilaçe
Shmangni pirjen e alkoolit dhe duhanit së bashku sepse kjo rrit rrezikun për t’u prekur nga Covid-19.