Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Integrimi në BE/ Viktor Orbán: BE gaboi që ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut! Ofrohet të ndërmjetësojë me Bullgarinë! Reagime në Shkup

09:54 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Orban 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i krahut të djathtë të Hungarisë akuzoi të premten (27 shtator) zyrtarët e Bashkimit Evropian se po dëmtojnë “krenarinë kombëtare” të Maqedonisë së Veriut duke vonuar më tej përpjekjen e trazuar të vendit për t’u bashkuar me bllokun.

Gjatë një vizite dy ditore në Ohër, Viktor Orbán ofroi theksoi mbështetjen e fuqishme për Shkupin drejt integrimit në BE, ndërsa paralajmëroi një nismë për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjen e këtij vendi me Bullgarinë fqinje, e cila shkaktoi vonesën e re.

“Ne jemi këtu për të ofruar zgjidhjet më të mira,” tha ai, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në vendpushimin buzë liqenit të Ohrit.

Orbán, një politikan populist që ka qeverisur Hungarinë anëtare të BE-së që nga viti 2010, tha se do të ishte “gabim i madh” të ndaheshin dy ofertat.

“Ajo që po serviret (nga BE-ja) është një goditje për krenarinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut”, tha Orbán, ,shkruan AP.

Orban shikohet si përkrahës i politikave të VMRO-DPMNE-së. Vendi i tij strehoi ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski i dënuar në Shkup për disa vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Reagime dhe në Shkup
Ndërkohë ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup. Opozita akuzon pushtetin për politikat që ajo thotë se shkaktuan ngecje dhe për mungesë vullneti për ta çuar vendin drejt familjes evropiane.

Lidhja Social Demokrate thotë se fajin për këtë e ka në mënyrë të drejtpërdrejtë VMRO-DPMNE-ja dhe Kryeministri Hristijan Mickovski. Ajo e quan një gjë të tillë një dështim të rëndë diplomatik të zotit Mickovski.

“Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për faktin që Maqedonia nuk ka më një perspektivë evropiane”, thuhet në një komunikatë të Social-demokratëve, shkruan Voa.

BE filloi bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 pasi lufta në Ukrainë detyroi një rishikim të procesit të zgjerimit të bllokut.

gaboi integrimi be Viktor Orbán
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.