Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me Kryenegociatorin e emëruar nga qeveria shqiptare për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Vetë kreu i shtetit bën thirrje që politika të tregojë vullnet për plotëismin e kushteve duke theksuar rëndësinë e përgatitjes teknike dhe rritjen e kapaciteteve negociuese.
POSTIMI I METES
Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar.