Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Inteligjenca ukrainase: Rusia kërkon ta ndajë vendin më dysh, si dy Koretë

19:18 / March 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konflikti rusi ukraine lufta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase ka njoftuar këtë të diel se plani rus, pas dështimit në pushtimin tërësor të vendit, ka ndryshuar. Tashmë ata kërkojnë ta ndajnë vendin më dysh, ngjashëm me Korenë e Veriut dhe të Jugut. Një ndarje e këtillë, sipas ekspertëve, do të bënte Ukrainën një vend të paqeverisshëm që vuan nga probleme të rënda të sigurisë, paqëndrueshmëri politike dhe të dështuar si shtet.

Luftimet mes rusëve dhe ukrainasve kanë hyrë në ditën e tyre të tridhjetedytë këtë të dielë.

Kyrylo Budanov foli për rajonet separatise që mbështeten nga Rusia dhe që kërkojnë të mbajnë referendum për shkëputje. Rusia po planifikon të ndajë Ukrainën për të krijuar “Korenë e Veriut dhe të Jugut”, ka paralajmëruar kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, duke u zotuar se kjo strategji do të përballet me luftë guerrile si hakmarrje.

Sipas Budanovit, ky plan rus hyri në zbatim pasi Moska nuk arriti ta pushtonte të gjithë vendin. Përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt, Vladimir Putini nënshkroi dekretet përkatëse që njohin Republikën Popullore të Luhanskut dhe Republikën Popullore të Donetskut si të pavarura, duke i hapur rrugën kësisoj pushtimit dhe duke e veshur me fjalinë “’çlirim’ i territoreve”.

Preçedenti është krijuar edhe më herët me aneksimin e Krimesë, por rajoni është përballur me mijëra të vdekur që nga viti 2014, si pasojë e përplasjeve të separatistëve pro-rusë me forcat ukrainase.

Në vazhdën e linjës për ta ndarë më dysh vendin dhe për ta bërë të paqeverisshëm për një kohë të gjatë dhe për të krijuar një situatë të paqëndrueshme sigurie, këtë të premte Moska sinjalizoi  zvogëlim të ambicieve ushtarake në Ukrainë, duke pretenduar se “operacioni special ushtarak” tani do të fokusohej në “qëllimin kryesor, çlirimin e Donbasit”.

Për shumë specialistë ushtarakë dhe ekspertë të gjeopolitikës, Rusia ka hasur në vështirësi të mëdha në pushtimin e fqinjit pas më shumë se katër javësh konflikt, ndërsa nuk ka arritur të pushtojë asnjë qytet të madh ukrainas.

Në tavolinën e bisedimeve Moska ka hedhur kërkesën që Kievi të njohë pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, si edhe sovranitetin e Rusisë mbi Krimenë. Kievi zyrtar e mohon kategorikisht një pikë të këtillë, pasi sipas ekspertëve Ukraina do të kthehej menjëherë në një vend të dështuar, me probleme të rënda të sigurisë, demokracisë dhe pamundësinë për të krijuar stabilitet qeverisës.

Rasti është i njohur dhe ka preçedent të mëparshëm. Banorët e Krimesë kanë votuar më herët për t’u bashkuar me Rusinë në një referendum që u konsiderua i paligjshëm nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të.

inteligjenca ndarja plani rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:41 / February 2, 2026

Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit me akuza të rënda: S’po mi lë t’i shoh fëmijët

23:01 / January 8, 2026

Italia merr vendimin të vazhdojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2026

20:39 / December 29, 2025

Putini lëshon dekret, tani mijëra ukrainas përballen me humbjen e shtëpive të tyre

19:58 / December 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.