Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Intelligence Unit: Ekonomia shqiptare u rrit 3.2% në 2016, ja parashikimet për 2017

20:55 / April 29, 20173 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Economy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Economist Intelligence Unit (EIU), një njësi e The Economist, në raportin për tremujorin e parë 2017 për Shipërinë vlerëson se rritja ekonomike në vitin 2016 është përshpejtuar në 3.2%. Ky vlerësim është më i ulët se ai i qeverisë dhe institucioneve shqiptare, që për vitin 2016 kanë deklaruar rritjen prej 3.46%.

Për Vitin 2017, EIU pret që rritja të përshpejtohet në 3.5%, si rrjedhojë e interesave të ulëta dhe përmirësimit të aktivitetit të brendshëm dhe për vitin 2018 në 3.6%.

Lidhur me situatën politike, EIU pohon se koalicioni qeverisës, që përbëhet nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, është në një pozicion të fortë për të mbajtur pushtetin gjatë zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2017.

Economist Intelligence Unit pret që pas reformës së sistemit të drejtësisë, Shqipëria do të marrë shpejt një ftesë për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por kjo nuk pritet të ndodhë para fundit të vitit 2017, më e pakta.

Ndërsa vlerëson perspektivën e reformave, EIU thotë se  shumë probleme, duke filluar nga korrupsioni dhe politizimi i administratës publike, paraqesin një pengesë serioze për zbatimin e ndryshimeve.

EIU beson se qeveria për një kohë të shkurtër do të pezullojë konsolidimin fiskal përpara zgjedhjeve, ndërkohë që do të vazhdojë të nxisë rritjen ekonomike.

EIU pret që inflacioni të rritet në muajt e ardhshëm, si rezultat i një kombinimi të çmimeve më të larta ndërkombëtare të energjisë, rritjes së kostove të importit, duke reflektuar një dollar më të fortë amerikan dhe një rritje në kërkesën e brendshme. Rritja e pensioneve dhe pagave të sektorit publik, si dhe rritja e pagave minimale përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do të përforcojnë presionet inflacioniste. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, EIU parashikon që në vitin 2017, inflacioni mesatar do të kthehet brenda intervalit të synuar të BSH për herë të parë që nga viti 2012. Në krahasim me raportin e e kaluar, EIU ka rritur parashikimin për inflacionin nga 2.3% në 2.6%.

Deficiti i llogarisë korente pritet të zgjerohet në 12% të PBB-së në 2016, nga 10.7% në 2015, si rrjedhojë e rritjes së importeve. EIU mban parashikimin që në 2017-n ky deficit do të zgjerohet edhe më tej, në 12.6% të PBB-së, teksa çmimet e naftës do të rimëkëmben.

Duke pasur parasysh të dhënat më të fundit mbi performancën fiskale, EIU mban parashikimin se deficiti buxhetor në vitin 2017 do të ndryshojë pak, në 2.4% të PBB-së, përpara se konsolidimi fiskal të rifillojë në 2018, duke e ngushtuar deficitin buxhetor në 1.4% të PBB-së. /Monitor

Ekonomi Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.