Në Grupin D në Champions League Inter zhgënjen në ndeshjen e parë ndaj Real Madrid. Kampionët e Italisë janë mundur me shifrat 0-1 vetëm në frymën e fundit. Skuadra zikaltër zhvilloi një ndeshje pozitive, por nuk ishte e aftë të shënontë në portën e Courtois. Tentativat e Lautaro Martinez dhe Skriniar në pjesën e parë rrezikuan jo pak portën e madrilenëve.
Në pjesën e dytë, Inter nuk kishte më atë freskinë e fraksionit të parë dhe Real Madrid mori fushë duke krijuar rastet e saj me Benzeman dhe Vinicius Junior. Braziliani shpesh herë u kthye në problem për mbrojtjen zikaltër, por në minutën e 89′ do të ishte 20-vjeçari Rodrygo që do të shënonte,duke heshtur “San Siron”. Aktualisht Sheriff Tiraspol dhe Real Madrid kryesojnë këtë grup me 3 pikë.