Alexis Sanchez ka realizuar golin e parë me fanellën e Interit. Sulmuesi i ardhur këtë verë nga Manchester United në formulën e huazimit te zikaltërit shënoi me shpinë golin për 1-0 në transfertë ndaj Sampdorias.
Kiliani devijoi me shpinë goditjen e Sensit, duke nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtarë. Pak minuta më vonë, Sanchez shënoi sërish për 2-0. Por ndryshe nga realizimi i parë, 30 vjeçari e kishte fare të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës.