Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

INTERPOL-i lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për të dyshuarit e sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku

21:11 / February 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banjske
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se zyrtarisht INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator të vitit të shkuar.

“Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë. Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, ka shkruar Sveçla.

Lexo edhe :

Related Posts

  • radoj 750x375 1
    VIDEO/ Radojçiç në kërkim për sulmin në Banjskë, dhunon ish-kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut

Me 29 shtator, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist ndaj Policisë se Kosovës. Gjatë asaj dite sipas autoriteteve të Kosovës, pranë Manastirit të Banjskës në këtë fshat të Zveçanit policinë e sulmuan rreth 30 persona të maskuar e armatosur. Autoritetet e Serbisë kishin arrestuar vetëm Radoiçiqin, i cili është liruar menjëherë dhe si masë sigurie ka paraqitjen dy herë në muaj pranë stacionit të policisë në Beograd.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë policor u lënduan. Policia e Kosovës neutralizoi tre prej sulmuesve.

Policia e Kosovës gjeti armatim të rëndë në Banjskë dhe fshatrat përreth. Pas ekzaminimit të provave ishin institucionet që konkluduan se plani i grupit terrorist ishte më i gjerë, ai i aneksimit të veriut.

banjske interpol urdher arrest
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.