Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

INTERVISTA / Dafina Hysa, cuca matjane që ngjiti shkallët e gazetarisë

22:47 / January 13, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
33867164 10214082138841036 753292136497020928 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dafina Hysa, që prej rreth 2 dekatash më parë ka nisur rrugëtimin e saj drejt botës së televizionit, aty ku do gjente edhe personin më të rëndësishëm të jetës së saj, nga ku tashme kanë 2 fëmijë të mrekullueshem. Dafina tregon për jetën e saj profesionale dhe për momentet me të bukura që janë fotografuar në memorje, momenti i mbajtjes ne krahë për herë të parë të 2 fëmijëve të saj. Me një forcë të jashtëzakonshme që vetëm neve femrat e kuptojmë, ajo mundëson të jetë një bashkeshorte dhe një nënë e mrekullueshme si dhe një gazetare e suksesshme ne metropol.

33867164 10214082138841036 753292136497020928 n
  1. Kur ka qenë dalja jote e parë ne ekran. Na  përshkruaj emocionet e atyre momenteve !

Ka kaluar shumë kohë në fakt, por fillimet mbeten gjithnjë në kujtesë.  Rreth dy dekada më parë, në Mat Tv, në vendlindjen time, provova emocionet e ekranit dhe hodha hapat e parë drejt gazetarisë, një profesion që e dua ende fort. Stafi ishte I vogël, por me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Mbaj mend që të gjithë jepnin keshilla dhe unë mes gjithë atyre emocioneve, më shumë coroditesha (qesh). Por në mënyrën tone, ia dolëm. Nejse, kohë të bukura shumë për mua, edhe  për faktin se një nga kolegët, do të bëhej ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime.

34907036 10214165655968912 5871748733523197952 o
  • Me pas karriera juaj filloi ne Tiranë, pas sa kohësh dhe ku !

Fundi i vitit 2002, më gjeti në Vizion +, fillimisht si gazetare për  gjyqësorin  dhe më pas si redaktore e lajmeve nga rrethet. Për mëse një dekadë, ky televizion u shndërrua në shtëpinë time të dytë. Më pas, rrugëtimi  vijoi në Agon Channel si redaktore përgjegjëse, për t’u ndalur në stacionin aktual, RTV Scan.

42738364 10214961326780185 3428103661417398272 n
  • Cili ka qenë ai moment i punës ku keni thënë nuk mundem më t’punoj STOP!

Më beso, kur punon në media, ka shumë momente të tilla. Sigurisht ia kam thënë vetes, sidomos kur nuk coja dot edhe fëmijët për ti vizituar tek mjeku, por që fatmirësisht më është gjendur në cdo moment pranë mamaja ime.  Megjithatë, përpos të gjithave, të nesërmen, i jam rikthyer punës me të njëjtin pasion.

46495875 10215328159510774 3317777702613680128 n
  • Më thuaj sekretin për të mbetur e bukur, edhe pasi  të bëhesh nënë

Pamja e jashtme sigurisht që ka rëndësi, sepse përmes saj krijon përshtypjen e parë të cdokush. Megjithatë mendoj se  mbetet dhuratë e natyrës, tashmë gjithnjë e më shumë edhe e bisturisë së mjekëve. Ajo që tregon vlerat dhe për mua mbetet një “kandar” për këdo, është bukuria e brendshme. Drejt saj, përpiqem të vrapoj pandalur, duke dashur të përcjell më të mirën. Këtë I dua vetes më fort.

5.Aktualisht me cfare po merresh !

Është sezoni I katërt, që punoj në televizionin e vetëm me profil ekonomik në vendin tonë, RTV Scan.  Puna nis cdo ditë në orën 7 të mëngjesit,(zgjimi që në 5 në fakt, hall i madh për mua),  si gazetare dhe moderatore e ceshtjeve ekonomike, në emisionin “Përtëfol”. Ndërsa të mërkurave në mbrëmje, mikpres ligjvënës, në studion e emisionit “Kafe me deputetin”. Përvec kësaj, së fundmi me finalizimin e nivelit të dytë të studimeve për drejtësi, i jam përkushtuar paksa edhe “dashurisë” së dytë profesionale.

6. A ka kohë të mjaftueshme një grua që merret me TELEVIZION edhe për familjen e saj !

Ndonjëherë, ne gratë edhe kur nuk jemi në marrëdhënie pune, ankohemi se nuk kemi kohë(qesh). Në fakt, jo pa të drejtë, sepse nuk mbarojnë kurrë edhe punët e shtëpisë. Por, them se gjithmonë ka kohë, për gjithcka duam të bëjmë, mjafton t’a menaxhojmë sic duhet atë.

46496288 10215315934725162 8543080506005127168 n

7. Një moment i Dafinës që është fotografuar në memorje dhe do qëndrojë për një kohë të gjatë aty ?!

Ka shumë të tilla….por ardhja në jetë e djalit dhe vajzës, marrja e tyre në krahë për herë të parë, janë momentet më të bukura.  

8.Një fjali që ja thua vetes sa herë je e mërzitur !

“Mos i jep rëndësi individëve dhe situatave, që të shkaktojnë mërzi. Janë pa vlerë”.

42450992 10214930848578249 502659912644427776 n

9. Dhe në fund dua një mesazh për  lexuesit  e tirananews.al

Meqë është fillimi i 2019, dua t’u uroj një vit të mbarë atyre dhe gjithë shqiptarëve! Pastë sa më pak arsye, që t’i  shtyjnë ato, drejt largimit nga Shqipëria.

Anduena SEFGJINI

gazetare matjane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.