Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, me rajone të izoluara dhe betejën e përditshme ndaj tij. Njerëzit po përballen me një të panjohur, që nuk dihet sa do zgjasë dhe me shpresën se do i gjendet kura. Përtej tij, paniku që ka shkaktuar është edhe më i madh, me shkolla dhe institucione të mbyllura, rrugë dhe transport që deri dje kanë qenë të tejmbushura e që sot tek tuk sheh njerëz me maskë mbrojtëse ndaj asaj që nuk shihet, por që mund të të prekë.
Prej disa ditësh tashmë fjala Covid 19 është bërë pjesë e botës, aq sa po ndryshon dhe të përditshmen dhe prioritetet e njerëzve. Sfidë e madhe për tu fituar është të mos biesh në kurthin e panikut. Kjo pasi për shkak të koronavirusit ka shpërthyer një ankth i pakontrolluar.
Në Itali ka shumë shqiptarë, që gjithashtu po jetojnë mes ankthit dhe “shtethrrethimit” në kohërat e koronavirusit. Donald Braho është një i ri që ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në fushën e modës në Milano, një nga qytetet ku masat për virusin vdekjeprurës janë ekstreme.
Duke folur për situatën atje dhe jetën mes maskave dhe dezinfektuesve në një qytet të gjallë si Milano ai thotë se është e trishtë kjo situatë. E përditshmja ka ndryshuar në mënyrë drastike mes izolimit por dhe punës. Donaldi thotë se deri në fillim të prillit ligjërisht është e ndaluar të shkosh në punë, por shumica që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia kanë zgjedhur këtë mënyrë të detyruar, pasi siç thotë ai “në fund të muajit duhen paguar faturat.
Më poshtë intervista:
Përshëndetje Donald, ju jetoni në Milano prej disa muajsh tashmë. Cila është arsyeja e largimit nga Shqipëria?
Pas disa bashkepunimesh me nje brand rrobash te quajtur “Sabato Russo”, mu ofrua nje kontrate pune ne pozicionin e drejtorit artistik te cilen e pranova me kenaqesi. Ne Tirane kisha arritur nje fare “tavani” persa i perket punes kreative, ku mundesite per te shpalosur talentin jane te perqendruara ne duart e disa personave me nje botekuptim te limituar dhe te nje tregu relativisht te vogel. (Vijon poshte fotos)
Italia është prekur nga koronavirusi dhe shumë zona, përfshi dhe Milanon janë në karantinë apo kanë marrë masa drastike. Si është situata e përgjithshme?
Masat drastike do te zgjasin deri ne fillim te prillit persa i perket zonave primare te Milanos, ndersa karantina eshte aplikuar ne te ashtuquajturat zona te kuqe perqark Lombardise.
Te shohesh kete qytet te madh nderkombetar me nje jete dinamike, te perfundoj ne nje gjendje te tille eshte e trishte, por ajo qe eshte edhe me shqetesuese eshte frika dhe paniku qe coronavirus ka shkaktuar kudo.
Supermarketet jane mese funksionale por jeta e nates dhe cdo aktivitet (universitetet, shkollat, panairet, ndeshjet e futbollit etj) i cili perfshin grumbullimin numer te larte njerzish eshte e ndaluar.
A ju kanë lejuar të shkoni në punë, apo ju kanë detyruar të qëndroni në shtëpi?
Ligjerisht eshte e ndaluar ne saj te dekretit regjional i cili do te jete ne funksion deri ne fillim te prillit, por gjithsesi jeta vazhdon.
Shumica e personave qe kane mundesi po punojme nga shtepia (ashtu sikurse une) pasi ne fund te muajt faturat duhen paguar (qesh)
Po përsa i përket transportit publik?
Transporti publik vazhdon te jete mese funksional, sigurisht me me pak njerez ne qarkullim. Ne metro kryesisht sugjerohet perdorimi i maskave mbrojtese dhe dizinfektimi i duarve me alkol pas udhetimit.
A ju kanë udhëzuar se çfarë duhet të bëni dhe masat që duhet të merrni?
Udhezimet per kete situate tashme i gjen gjitheandej, qofte online, tv apo dhe neper zona te caktuara ne qytet. Ushqyerja e duhur si dhe larja e duarve jane dy nga pikat kryesore.