Një spiune rus ka arritur të infiltrohet mes personelit në bazën e NATO-s në Napoli dhe në Flotën VI të amerikanëve.
Ky është konkluzioni i një investigimi realizuar nga Republica me faqen investigative Bellingcat e të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider.
Protagonisti i atij që cilësohet si “operacioni më i bujshëm i inteligjencës” i kryer nga Moska në Itali, shkruajnë autorët e hetimit është tridhjetë vjeçari.
Maria Adela Kuhfeldt Rivera ka lindur në Peru dhe është me baba gjerman. Por flitet se bëhet fjalë për një identitet të rremë ndërsa emri i vërtetë i gruas që prej 10 vitesh ndodhet në qarqet shoqërore dhe ka arritur të depërtojë deri në samitin e Aleancës Atlantike, do të ishte Olga Kolobova e bija e një zyrtari rus.
“Gjurma kryesore që e lidh atë me shërbimet sekrete të Moskës, shpjegon Republica, është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali. Ajo i përket të njëjtës njësi speciale të përdorur nga GRU, inteligjenca ushtarake nën urdhrat e Kremlinit”.
“Hetimi ynë nuk arriti të zbulojë se çfarë informacioni u mor nga spiunia apo nëse vendosi pajisje përgjimi te telefonat dhe kompjuterët e miqve të saj.
Megjithatë, ajo ishte në kontakt me figurat kryesore në NATO dhe Marinës Amerikane gjë të cilën asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në Aleancën Atlantike”, shkruan gazeta.