Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Investimet në periferi të Tiranës, Veliaj: Krenar për punën e bërë; Dikur të harruara, sot pjesë të pandashme të qytetit

17:22 / May 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
489927614 1242209320607566 184951214477135805 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka risjellë në vëmendje gjendjen e infrastrukturës dhe shërbimeve në periferi të Tiranës para marrjes së detyrës në vitin 2015. Veliaj thotë se shumë prej ish komunave ishin lënë pa vëmendje dhe të izoluara nga Tirana. Veliaj shprehet se është krenar për punën e bërë gjatë një dekade në Ndroq, Pezë, Kashar, Vaqarr, Krrabë, Farkë e plot njësi të tjera, duke i kthyer ato në pjesë të pandashme dhe të rëndësishme ekonomike të kryeqytetit.

Postimi i plotë

Një nga sfidat tona, pasi erdhëm në detyrë në 2015, ishte si të rrisnim cilësinë e infrastrukturës dhe shërbimeve në periferi të Tiranës, për t’i bërë edhe këto zona pjesë të zhvillimit të qytetit. Shumë prej ish komunave ishin lënë pa vëmendje, me rrugë të vjetra, pa mundësi financimi e shpesh të izoluara nga Tirana.

Por, jam krenar për çfarë bëmë në një dekadë për Ndroqin, Pezën, Kasharin, Vaqarrin, Krrabën, Farkën, e plot njësi të tjera, tashmë pjesë të pandashme dhe të rëndësishme të jetës ekonomike të Tiranës, të cilat kanë pësuar një transformim domethënës, sidomos në infrastrukturë, me shkolla e kopshte të reja, rrugë të mirëmbajtura, ku prodhohen, shiten e blihen produkte bio.

Dua të përmend Farkën, një lagje kaq afër Tiranës, dikur e harruar, pa jetë, sot provë e transformimit me rrugë të reja si “Agallarë”, Grori”, “Grigor Çilka” dhe “Sheheler”; me Terminalin Lindor të Autobusëve; Agro Parkun e Lundrës, që ka sjellë një frymë të re për prodhuesit vendas; me Pallatin e Sportit, si strehën e re për të rinjtë; me garën Tiranathlon, ku marrin pjesë dhjetra sportistë shqiptarë e të huaj; me ujësjellësin e rinovuar dhe hapësira publike për rekreacion, si pedonalja në Parkun e Liqenit apo Parku Helen.

Farka nuk është më “larg”, por zemra e një Tirane që rritet dhe ecën përpara çdo ditë. E nuk kemi mbaruar ende me investimet e aty e në çdo njësi tjetër të qytetit, ku ka prapë nevojë për punë. 

499950639 1242209503940881 8297563987083150380 n
498212988 1242209430607555 1125985798648357689 n
500156023 1242209543940877 7030515163874134660 n
494372948 1242209330607565 6881523975433007529 n
495369401 1242209350607563 6474363142969097067 n
500283198 1242209550607543 1791267947176586353 n
495948085 1242209387274226 427845543312261552 n
499835017 1242209437274221 7233784739384540680 n
489927614 1242209320607566 184951214477135805 n
500259766 1242209367274228 6539284730772406145 n
499783306 1242209313940900 6631685549899167120 n

Bashkia Tirane Erion Veliaj punime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.