Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Inxhinieri Kopliku për tërmetin: Ju tregoj fajtorët që shkaktuan këtë tragjedi, i kam me emra

22:24 / November 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkim Kopliku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inxhinieri Bashkim Kopliku në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ka treguar sipas tij fajtorët që ndikuan në tragjedinë e madhe të tërmetit.

Kopliku u shpreh se fajtor i gjithë kësaj “jemi ne populli shqiptar”, por edhe drejtësia që ka bërë punën e saj me lejet e ndërtimeve, duke mos lënë pas gjyqtarët për të cilat tha se i janë ankuar banorët këto ditë.

Inxhinieri theksoi se i ka të gjithë emrat e fajtorëve të ruajtura në kompjuterin e tij.

“Fajtori i asaj që ndodhi jemi ne populli shqiptar, pikë. Ne popolli shqiptar e kemi bërë kështu punën që të vdesim për fajin tonë, për fajin e shqiptarëve.  Jo çdo shqiptar është fajtor, ka klasifikime të ndryshme. Unë nxjerr fajtorë kryesorë drejtësinë. Edhe ne jemi pjesë e saj. Unë nuk pushoj së qenuri zv.kryeministër i këtij vendi dhe megjithatë kam dështuar, akoma ajo shtëpi është kandidat për tu bërë nga 6 kate në i rrafshuar, dhe shtëpisë time mund t’i ndodhë kjo. Kush do që pas këtij emisioni të bëjë dava me mua i kam të gjithë emrat e fajtorëve të regjistruar dhe janë në kompjuterin tim, por janë edhe në kompjuterin e një tjetri që po më humbi të mbesin.

Ata gjyqtarë që janë me emër dhe mbiemër dhe janë fajtorë. Për ata e kanë me të thënë më kanë thënë banorë dje”, tha Kopliku, teksa shtoi se ka ndikuar edhe cilësia e ndërtimeve.

Po ashtu inxhinieri më herët u shpreh se tërmeti i Shkodrës i vitit 1979 ishte më i fortë se ai i 26 nëntorit, ndërsa hedh poshtë pretendimet se media krijoi panik.

“Në rastin konkret paniku nuk është krijuar nga mediat. Mediat për herë të parë, unë që jam kritikues, në këtë rast nuk i kritikoj. Paniku është krijuar nga ngjarjet skandaloze që kanë ndodhur. Një tërmet fare fare i parëndësishëm, është një tendencë kolektive sidomos i fajtorëve për ta bërë të hatashëm gjë që s’ka ndodhur kurrë. Unë e kam jetuar tërmetin e ’79 mund të të them se pasi ula veten në tokë (asokohe) dhe po shihja pallatin, shtyllat e telefonit me gjithë pallatin tim bënin kështu…nuk ka ndodhur kjo punë tani, nuk ka qenë ky tërmet si ai në Shkodër. Nuk dua ta zgjas magnitudën. Por më mirë të fiksojmë se magnituda ka të bëjë me tërmetin aty ku buron dhe intesiteti ose ballët ka të bëjë me efektin që jep ai tërmet në vendin që diskutojmë”, tha ai. 

Kopliku Mustafa Nano Provokacija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.